Monstra i Vlorës që vrau 8 vetë/ Flet vetëm me veten në burg.

0

Pas nëntë muajsh në qeli dhe i braktisur nga familjarët, Ritvan Zykajn e masakrës së Selenicës e takon personi i parë. Sipas Abc News në burg për ta takuar ka qenë vëllai i tij.

Zykajt nuk i ka bërë përshtypje kjo vizitë, madje as i ka kërkuar ndonjë gjë të vëllait. Ai vazhdon të qëndrojë pa folur me askënd dhe pjesën më të madhe të kohës dëgjohet të flasë me veten.

Ndërkohë në Gjykatën e Vlorës, gjyqi ndaj tij po vazhdon. Në seancën e kaluar shkoi vetëm një dëshmitar, fqinji i tij. Ai i kërkoi gjykatës dhe prokurorisë të mos e thërrisnin më sepse nuk kishte mundësi.

Kurse dëshmitarë të tjerë që ditën e masakrës ndodheshin aty në Resulaj, janë larguar të gjitha nga fshati. Dikush është larguar jashtë kufijve, dikush tjetër në Tiranë apo në qytete të tjera të vendit.

I tmerrshmi Ritvan Zykaj po gjykohet për vrasjen e tetë familjarëve të tij, midis tyre edhe dy fëmijë

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author