Zgjedhjet/ Rama paralajmëron opozitën: Kodi Penal jep burg, do izoloheni totalisht
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar opozitën se në rast se do të tentojë që të bllokojë zgjedhjet e 30 qershorit, atëherë do të përballen me efektin e Kodit Penal, që parashikon burg për të gjithë ata që pengojnë zgjedhjet.
Si mund të mos jemi me kokën lart kur ky nuk është rasti i lojës së ulët politike me gramafonë dhe filxhanë, për t’i hedhur fajin qeverisë. I ka ardhur fundi variantit të lojës në gjuhë të huaj. S’ka më njeri në Europë që iu beson katranzinjve tanë. Kanë shpërndarë helm në Europë, më shumë se gjithë armiqtë e vendit të gjithë bashkë. Kujtuan se do trondisnin Europën dhe SHBA me djegien e mandateve. Por kanë marrë vetëm refuzimin. Po vazhduan kështu, do të marrin vetëm izolimin total. Duan të ngrejnë njerëz të djegin institucione, për të prodhuar dëshmorë. Në demokraci nuk është i detyruar që të hyjë në zgjedhje, kushdo është i vendosur që të hyjë apo të mos hyjë në zgjedhje. Nuk është e drejtë e shumicës që të shtyjë zgjedhje. Ndërsa për parti apo individ që i japin vetes të drejta që nuk ua njeh as ligji dhe as Kushteteta. Për ata ka një pjesë të veçantë të Kodin Penal, për ata që nuk duan të lejojnë zgjedhje. Në këtë aspekt Kodi Penal nuk duhet të ndryshojë në asnjë pikë.