Shpërthen sërish Haradinaj/ NUK NEGOCIOJ ME NJË BASTARD SI VUÇIÇ

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për gazetën gjermane ka folur për negociatat me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.

Haradinaj është treguar i prerë se nuk ka dialog me Serbinë, ndërkohë që nuk e ka përmbajtur fjalorin.

“Unë nuk do të negocioj me atë bastard”, ka thënë Haradinaj, ndërsa këtë fraze gazeta gjermane e ka vendosur edhe në titull të artikullit.

Sipas gazetës gjermane, ndoshta po të mos ishte Haradinaj me shokët e vet të UÇK-së, sot mbase Kosova nuk do të ekzistonte.

“Po mos të ishte Haradinaj dhe shokët e tij, ndoshta Republika më e re në Evropë nuk do të ekzistonte” shkruan Der Spiegel.