MJERË MUSHKRITË TONA/ BETONIERET ‘PUSHTOJNË’ TIRANËN NË MES TË DITËS (FOTO)
Dhjetëra kamionë me inerte dhe betoniere po qarkullojnë në këto momente ‘në zemër’ të Tiranës, pikërisht në rrugën para Parlamentit.
Kamioni me inerte me targa AA 498 HS qarkullon lirisht, në kohë dreke ndërsa nga pas e ndjekin disa betoniere, shkruan newsbomb.al.
Siç dihet, betonieret mund të kalojnë në qytet nga ora 20.00 deri në orën 00.00 të mesnatës por këto mjete kanë thyen rregullin duke shkaktuar ndotje por edhe trafik të rënduar.
Policia rrugore e Tiranës duhet patjetër të marrë masa ndaj firmave të ndërtimit duke vendosur edhe gjobat përkatëse, pasi një situatë e tillë, në mes të ditës, në mes të kryeqytetit, është e patolerueshme.