Mediat e majta njoftojnë pranimin e mandatit, por kandidati i PD reagon.

Mediat online sapo njoftonin pak me pare se kandidati i listes se PD per rrethin e Korces, Ares Ypi, ka pranuar mandatin pas refuzimit te nje dite me pare. Por i menjehershem ka qene reagimi i Ypit duke e cilesuar kete si shpifje.

Ja reagimi i Ypi-t ne rrjetet sociale:

Të dashur miq,

Ashtu siç kam bërë me dije edhe më parë, kam dorëzuar në KQZ refuzimin për të marrë mandatin e deputetit dhe kam vendosur të jem krah qytetarëve në betejën e tyre historike për Shqipërinë si gjithë Europa. Ky është vendimi im, dhe për këtë kam sqaruar edhe KQZ zyrtarisht. Mesa kuptoj KQZ ka vendosur të përdoret politikisht dhe të paraqesë në media një fakt të pavërtetë, sikur unë kam pranuar mandatin.

Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e kam sqaruar zyrtarisht se gabimisht kam paraqitur Formularin e Vetdeklarimit të plotësuar, duke e vlerësuar këtë si detyrim ligjor dhe qytetar, pa menduar efektin juridik që kjo kishte. Kurrësesi Formularin e Vetdeklarimit nuk e kam paraqitur për efekt të marrjes së mandatit të deputetit, efektin juridik të të cilit e kam kuptuar më vonë.

Ares Ypi nuk mundet të pranoj një mandat të tillë, që nuk i takon atij por Demokratëve dhe nuk mund të shkelë mbi Kodin e Nderit të lashtë të familjes time të djathtë që në gjenezë.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments