Iker Casillas nuk do të luajë më futboll. Ja arsyeja

Ish-portieri i Real Madridit, i cili aktualisht luan me Porton, Iker Casillas, duhet të tërhiqet nga futbolli pas atakut që pësoi në zemër.

Kështu ka deklaruar kardiologu Juan Antonio Corbalan, i cili vetë ka qenë një basketbollit i Real Madridit.

Sipas Corbalan, Iker Casillas do ta ketë të vështirë ta vazhdojë karrierën me një stent koronare, sidomos për shkak të pozicionit të tij si portier.

“Nuk mund të luajë futboll me një stent koronare, e sidomos një portier”, ka deklaruar Corbalan.

“Iker do të jetë ngrihet dhe do të bëjë një jetë normale, por nuk do të luajë sporte profesionale”, shtoi ai.

Kujtojmë se Casillas pësoi dje një atak kardiak në momentin që po stërvitej te skuadra e Portos.