Barcelona shkatërron Liverpool-in.

Barcelona tashmë është nisur drejt kualifikimit në finalen e madhe të Champions League.

Katalanasit kanë mposhtur në gjysmëfinalen e parë Liverpoolin me rezultatin 3-0. Portën e Liverpool e tronditi fillimisht Luis Suarez, duke mbajtur nën presion kundërshtarët gjatë pjesës së parë.

Lionel Messi ishte padyshim lojtari i mbrëmjes, pasi argjentinasi realizoi dy gola në fitoren madhështore në “Camp Nou”.

Liverpool ishte i pafuqishëm që të tunde rrjetën e Barcelonës dhe pse zhvilluan një ndeshje të niveli shumë të lartë