Aleatët e PD kanë mbërritur në presidencë për takimin me presidentin Meta.

0

Takimi vjen pas kërkesët së tyre, ndërsa pritet të mbahet në orën 11:00, me qëllim për të gjetur një zgjidhje për situatën.

Në takim me kreun e shtetit pritet që të jenë; Fatmir Mediu i Partisë Republikane, Nard Ndoka i PDK, Vangjel Dule i PBDNJ, Dashamir Shehi i LZHK dhe Agron Duka i PPA-së.

Pesë aleatët e qendrës së djathtë kërkuan ndërmjetësimin e Presidentit Ilir Meta, BE-së dhe OSBE-së, mes mazhorancës dhe opozitës për zgjidhjen e ngërçit politik.

Lidhur me platformën e partive të vogla, reagoi edhe vetë kreu i PD, Lulzim Basha. Kryedemokrati nuk dha shumë detaje, por u shpreh se nuk ka asnjë mospërputhje mes PD-së dhe partive të koalicionit opozitar. Kështu Basha la të nënkuptohej se ishte dakord për uljen në tryezë me Ramën, ashtu sikurse kanë propozuar aleatët, që ky i fundit të jetë i pranishëm si kreu i PS si dhe të përcaktohet një datë për zgjedhjet. Ndërkaq, Basha theksoi po ashtu se kusht i panegociueshëm është Edi Rama kryeministër

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author