Washington Times: Diplomatët amerikanë në Shqipëri punojnë hapur kundër Trump
Shqipëria është bërë pjesë e një artikulli shkruar nga Washington Times. Artikulli i kushton vëmendje të veçantë diplomatëve amerikanë në vend, kryesisht Donald Lu-së i cili edhe pse e ka mbaruar mandatin nuk po largohet drejt SHBA-së.
Në këtë shkrim thuhet që Ambasadori Lu përveçse ka injektuar politikën e George Sorosit edhe gjatë presidencës së Trump, po vazhdon të bëjë të njëjtën gjë edhe pas përfundimit të detyrës. Po ashtu në artikull, qeveria shqiptare përmendet si e lidhur me krimin ndërsa drejtuesit e ambasadës thuhet që po mbyllin njërin sy para të gjitha aktiviteteve të jashtëligjshme të saj.
‘Qeveria e tanishme është e zhytur në tregtinë e drogës dhe kriminalitetin dhe e majta në Amerikë ende mbështet, madje mbyll njërin sy ndaj aktiviteteve të saj të paligjshme. Punëtorët jobesnikë në ambasadën amerikane në Tiranë janë një problem i madh’, -thuhet në artikull.