Safet Gjici sulm mbi Kukësin/ Drejtori i Postës emërohet kryetari i PS-së

Aktualitet

Fushata ka filluar vrullshem edhe ne Kukes. Kandidati tashme i shpallur nga Rama, Safet Gjici, ka filluar te levize te gjithe guret per ta bere te tijen bashkine e Kukesit.

Para tre javesh me urdher te tij(perflitet) eshte nderruar drejtori i postes dhe ne vend te tij eshte vendos kryetari i PS se Kukesit, Azem Elezaj. Dihet boterisht qe institucione te tilla kane vende pune dhe si te tilla sherbejne edhe per presione ose hapesira punesimesh te militanteve ose te lekunderve. Kukesi eshte nje bastion i se djathtes dhe sic flitet mes banoresh, nuk ka per te rene kurre ne dore te Gjicit.

Gjithashtu perflitet se po me urdher te Gjicit eshte emruar Drejtor i Transporteve edhe kryetari i KZAZ-nga PS-ja, Sait Doçi, duke zevendesuar inxhinierin Shkelqim Spahiu. Sait Doçi eshte djali i dajes se kryetarit te PS, tashme drejtori i postes, Azem Elezaj. / SPRINT.AL/

Në foto: Azem Elezaj, kryetari i PS-Kukes.

Fotografia e Azem Elezaj
Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?