Lleshi/ Grabitësit e Rinasit, të lidhur me celula terroriste

0

Duke folur sot në Kuvend, Sandër Lleshi e ka kompletuar skenarin e tij të zbardhjes së grabitjes së Rinasit.

Lleshi tha se grabitësit e Rinasit kishin lidhje me një celulë të rrezikshme terroriste. Si gjithmonë pa dhënë asnjë provë, por duke lëshuar deklarata tymuese, ministri i Brendshëm duket se kërkon të plotësojë skenarin e nisur prej tij pas grabitjes spektakolare.

Sipas Lleshit, arrestimi i të riut nga Kruja që më parë ka qenë i arrestuar në Afganistan, si pjesë e talebanëve është edhe zbardhja e kësaj ngjarje.

Por ministri Lleshi ka harruar të na tregojë se ku janë paratë që u grabitën në Rinas.

Nëse kanë arrestuar anëtarët e bandës, pse nuk janë gjetur milionat e eurove që u grabitën në 9 prill në Rinas.

Para se të ngrejë skenare e të hedhë fajin gjetiu, Lleshi duhet të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij të papërgjegjshme se, grabitja e Rinasit nuk cenoi sigurinë kombëtare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author