Gatusso/ “Është një moment i vështirë, ne po luftojmë dhe duhet të kthehemi te forma
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso thotë se Lazio e meritoi kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë.
Ndeshja e parë në Romë përfundoi 0-0, ndërsa mbrëmjen e ndjeshme miqtë bëjnë befasinë në “San Siro” për të fituar me rezultatin minimal 1-0.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga një kundërsulm i shpejt dhe u konkretizua nga Joaquin Correa.
“Ne zhvilluam një pjesë të para të mirë, por pas pushimit Lazio kishte tre shanse. Ne nuk po lëviznim mjaftueshëm topin”, ka thënë fillimisht Gattuso për Rai Sport.
“Është një moment i vështirë, ne po luftojmë dhe duhet të kthehemi te forma, pasi të dielën ka një tjetër lojë të vështirë kundër Torinos”.
“Ne duhet të përpiqemi të kuptojmë pse jemi në këtë formë negative. Lazio meritoi të kualifikohej dhe tifozët tanë meritonin më shumë”, përfundoi italiani.