Tragjedia në Portugali/ Momenti kur rrëzohet autobuzi nga kodra (Video)
Një autobus turesh që po transportonte turistë gjermanë është rrëzuar në ishullin Madeira të Portugalisë, duke vrarë 29 vetë dhe duke plagosur 28 të tjerë, sipas autoriteteve lokale.
Autobusi, i cili po mbante 55 vetë, u rrëzua nga një kodër e pjerrët, në një kthesë në lindje të kryeqytetit Funchal dhe përplas në një shtëpi, tha kryebashkiaku lokal Filipe Sousa për kanalin e lajmeve kabllore SIC.
Të vdekurit përfshinin 18 gra dhe 11 burra, një prej të cilëve vdiq më vonë në një spital, tha Sousa për transmetuesin publik RTP.
Ministri i jashtëm portugez Augusto Santos Silva tha se raportet paraprake që ai kishte marrë i treguan se të gjithë të vdekurit ishin gjerman.
Autobuzi i rrëzuar në Portugali.
Por Tomasia Alves, kreu i spitalit Funchal tha se jo të gjitha viktimat ishin identifikuar dhe refuzuzoi të konfirmonte kombësinë e të vdekurve.
Pedro Calado, nënkryetar i qeverisë rajonale të Madeiras, tha në një konferencë shtypi se të plagosurit, përfshirë shoferin portugez dhe një udhërrëfyes lokal, u dërguan në një spital.
Askush tjetër, përfshirë njerëzit në rrugë në kohën e aksidentit, nuk ishin ndër viktimat.
Gjithashtu asnjë fëmijë nuk ishte midis të vdekurve dhe të plagosure, tha zonja Alves.
B.N/dosja.al