“Vizat”, Balla: Fajin e ka Basha që shkon në Holandë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla, e shikon këtë vendim të Holandës të diktuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili sipas tij lobon kundër Shqipërisë sa herë shkon në Holandë.

Për Ballën çështja e kriminalitetit të shqiptarëve që ngre shqetësim Parlamenti holandez, nuk është argument, pasi sipas tij, krime nga shqiptarët janë bërë edhe më parë.

Deklaratat e tij, Taulant Balla i bëri gjatë një interviste në “News 24”.