Nga Entela Kolaj/ E pra nuk më plas për Notre Dam…më dhemb teatri dhe ai femijë te bregu i lumit.

Më habit e gjithe kjo dhimbje e keto statuse se po digjet Notre Dame. E sigurt se gjysma nuk e kane pare , lexuar kurre.
Dhimbje sepse shqiperia po digjet, qindra bashkeqytrtare po nxirren me dhune nga shtepite e tyre, narko shteti po vjedh banka e thesare , jemi te vjedhur deri ne palce . Cdo dite del dhe licensohet nga nje polici , apo takse qe te rrjepin . Mijra qytetare tubojne ne shesh per te shpetuar shqiperine e marre peng nga nje bastard i cmendur . Djem e vajza te reja protestojne per arsimin …po keta te rinj perballen me policine qe po i vret me gaz helmues E pak statuse lexoj per ta. Edhe kur dikush i ben, merr minimumin e like- ve. E pra asnje qytetari nga Parisi apo qeveria franceze nuk do ju kushtonte asnje min kohe per te gjitha keto . Edhe kur ju zeme deren nga halli e nga problemet qe kemi nuk na pranojne brenda .
Shqiperia po digjet , po braktiset , po rrenohet, ama ne si popull me shume kulture merremi me Notre Dame .
E pra nuk me plas per Notre Dam ..me dhemb teatri qe duan ta shembin oligarket e pangopur ..me dhemb shpirti per ate femijen te bregu i lumit qe nuk e di ku po fle sonte. Me dhemb shpirti per banoret e unazes , per Mariglen Docin dhe per cdo te ri qe burgoset pse proteston per te drejten dhe interesin e tij.

E me ne fund kam tre dite qe nuk me merr gjumi per nje vogelush qe emrim e ka Lindi ose Arlind .
Diten e protestes se 13 Prillit e pash me lot ne sy tek shfrynte i revoltuar. E preka te krahu dhe i thashe – Qetesohu bir. Ai me pa dhe shtoi : Në shtepine time e mbyll naten me nje kos 50 leke 4 fryme , vellai shkoi per nje jete te mire ne france dhe eshte ne burg ..ishalla e mbajne atje se ketu nuk ka cfare te haje…prinderit mi kane heq nga puna. Më thuaj ti tani, ku te shkoj?!
Keto tha Lindi , qe emrin ja mesova kur nje nga shoket e vet i tha “O Lind perpara’
Kjo m’u kujtua sot kur fcb mu mbush me lot per Notre Dame.
Shqiperia po digjet…edhe lagjja …edhe komshiu …radha po vjen te mua, tek ti …tek te gjithe !