Mbeten në burg dy ish deputetët e PS.

0

Dy ish-deputetët e PS kërkuan ndryshimin e masës së arrestit të shtëpisë, por kjo nuk është pranuar nga trupa gjykuese tek Krimet e Rënda.

Ndërkaq, pak ditë më parë Prokuroria ka sekuestruar 40 milion euro pasuri të Arben Ndokës, mirëpo ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë. 

Çuko dhe Ndoka u arrestuan vitin e kaluar në kaudër të operacionit ‘Volvo 4’, së bashku me 35 persona të tjerë të akuzuar si pjesë e grupit kriminal të Avdylajve me bazë në Shijak.

Më herët Ndoka dhe Cuko kërkuan veçimin e dosjes së tyre nga bandat, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjykuese.

Arben Ndoka u arrestua pasi ishte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin, ndërsa ish deputeti dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko u vu në pranga si i përfshirë me pjesëtarët e grupit të Shijakut

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author