Rama punëson në administratën e tij gazetaren e kazanit.

Moderatorja e emisionit ‘Open në Top Channel”, Eni Vasili, do të mbajë krahas punës si gazetare në televizionin ku punon, edhe një post të rëndësishëm në administratë.

Zv/kryeministri Erion Braçe, ka firmosur me urdhër te shefit të tij Rama, punësimin e Vasilit në administratë.

Moderatorja e njohur do të mbulojë në Këshillin e Statistikave, apo njohur ndryshe si INSTAT, detyrën e përfaqësueses së medias.

Vendimi për punësimin e Vasilit ka hyrë në fuqi më 10 prill 2019, sië shikohet edhe nga dokumenti i mëposhtëm.

Eni Vasili drejton prej një sezoni emisionin ‘Open’ në Top-Channel ndërkohë që është i paqartë motivimi që ka shoqëruar këtë vendim.