Rama lyen shtyllat me graso që protestuesit të mos ngjiten dhe të dëmtojnë kamerat e sigurisë.

Rreth 1300 forca police janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ku pjesa me e madhe do vendosen para Kryeministrisë si dhe në anën e Piramidës, ndërsa do bllokohet çdo lëvizje në rrugën Ismail Qemali. 

Mësohet se shtyllat janë lyer me graso për të pamundësur që protestuesit të ngjiten dhe të dëmtojnë kamerat e sigurisë. 

Instalacioni  në hyrje të Kryeministrisë vijon të jetë i izoluar, ndërsa skela hekur janë vendosur dhe përqark Kryeministrisë, lulishteve ngjitur dhe piramidës.

Gjithashtu janë marrë masa edhe për godinën e Kuvendit, për mbrojtjen e saj.

0cc54099-271b-49e9-88bb-f1ed9cacb9a7.jpg