E fundit/ Mijëra protestues po i afrohen Tiranës. VIDEO

0

Me mijëra protestues të opozitës po i drejtohen në këto momente Tiranës, aty ku në orën 18.00 do të mbahet protesta e radhës e madhe e opozitës përballë kryeministrisë.

Deri më tani raportohet se autobuzë të shumtë me simpatizantë të opozitës janë nisur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, në rrethin e Matit simpatizantë të PD-së dhe LSI-së janë mbledhur fillimisht në qendër të qytetit, për tu nisur më tej drejt Tiranës.

Ndërkohë që shumë të tjerë janë nisur drejt kryeqytetit me mjete private.

Sipas drejtuesve të PD-së në  Mat, janë afërsisht 1500 persona të cilët janë nisur me autobusë dhe mjete private drejt Tiranës.

Nga Dibra po sipas raportimeve të korespondentëve lokalë janë nisur 2 mijë protestues, ndërsa nga Bulqiza 900.

Ndërkohë që ashtu si në protestat e mëhershme, Policia është vendosur në gatishmëri për të bllokuar protestuesit duke krijuar pika kontrolli në Skuraj.

Ndërsa nga Vlora sipas degës së Partisë në këtë rreth janë nisur rreth Tiranës 2 000 mbeshtetës

Nga Kukësi po kështu janë nisur  me qindra kuksianë.

Kreu i PD në Kukës, Arif Rexhmati tha se qytetarët kuksiane dhe mbështetesit e PD janë nisur me autobuzë dhe me makina personale drejt Tiranës .

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author