SKANDALOZE/ TIFOZËT E CHELSEA THIRRJE RRACISTE NDAJ SALAH
Pas një video skandaloze të publikuar në rrjet në Angli ka shpërthyer debat i ashpër.
Në video dëgjohet teksa një grup tifozësh të Chelsea shfaqen duke thirrur në kor. Ata bëjnë thirrje me sfond racist në drejtim të sulmuesit të Liverpool, Mohamed Salah, duke e cilësuar atë “bombardues”, ndërsa i referohen origjinës së tij islamike.
Ngjarja nga ndodhur në Pragë, përpara sfidës së Blutë e Londrës luajtën kundër Slavias në çerekfinalet e Ligës së Europës.
Ndërkaq, mediat ndërkombëtare raportojnë se klubi londinez identifikoi tifozët dhe i tërhoqi abonimet, duke mos i lejuar ata të hyjnë në stadium.
Po ashtu menjëherë reagoi edhe Liverpool, i cili kërkoi marrjen e masave.
Football Fights@footbalIfights
Chelsea fans singing “Salah is a bomber” disgraceful 4559:55 PM – Apr 11, 2019450 people are talking about this