Imoraliteti i një cigareje dhe morali i seksit për një notë

0

Nga Elio Laze.

Me sjellin koleget nje reagim te profesor Ilir Yzeirit dhe e lexova me vemendje. U trondita. Roza Lati dhe nje kengetare paskan dredhur nje “teke bar” ne programin Why Not…
Profesori qenka revoltuar dhe eshte shprehur qe AMA duhet te marre masa. 
Patjeter profesor, jo vetem AMA duhet te marre masa, por edhe policia duhet te vije dhe te sekuestroje ate kutine e barit qe ne fakt brenda kishte vetem cigare. Cigare per ta dredhur vete.
Profesori eshte tronditur tej mase se si ka mundesi qe ne emisionin e Rozes, nuk paska nota edukative. Mire e ka tek e fundit,. Si profesor qe eshte, edukata eshte primare. Por ka nje problem. Ne asnje moment Roza Lati apo Ora News nuk kane thene qe programi “Why Not…” eshte edukativ. Eshte argetues. 
Por fjalet e teperta jane te kota. A prishi moralin cigarja e presupozuar si “marijuane” apo shkeli ligjin, kjo do dale ne drite nga organet qe do e hetojne kete gje. 
Por le te merremi pak me ate qe quhet “moral”. 
Autori i shkrimit, qe eshte tronditur tej mase nga dredhja e nje cigare ne nje studio televizive sic e thame ne krye te rradhes quhet Ilir Yzeiri. Eshte pedagog ne Universitetin Aleksander Xhuvani ne Elbasan. 
Meqe po bie rasti le t’i bejme disa pyetje profesorit:
1- Roza Lati apo Ju keni marre persiper te edukojne brezat?
2-Roza Lati apo Ju kerkoni rryshfet per nje note kaluese?
3-Roza Lati apo Ju kerkoni seks ne kembim te nje note kaluese?
4-Roza Lati apo Ju eshte hetuar per korrupsion?
5- Roza Lati apo Ju ka ngaterruar shtepine e vet me shtepine e “te dashures”?
Keto jane thjesht disa pyetje, te cilat mund te marrin ose jo nje pergjigje nga Z. Yzeiri. Por edhe nese nuk marrin, nuk ka asnje problem. Pergjigjen e ketyre pyetjeve e dine bashkpuntoret tuaj, e dine studentet tuaj dhe e di kushdo qe i ka rene halli te kete kontakt me Ju, dhe tanime po mbushin inboxet tona me denoncime per Ju profesor. 
Dhe me lejo, qe ne fund te te rikujtoj qe ne asnje rast Roza Lati me cigare apo dhe me marijuane qofte, nuk demton asnje moral dhe asnje brez, aq sa keni demtuar ju mendjen dhe te ardhmen e studenteve te cilat per nje note kaluese, jane detyruar te shohin tavanin e zyres suaj. 
Per te tjerat, do flase drejtesia pas padise qe po ju behet per shpifje dhe prishje imazhi. 
Deri atehere, pune te mbare profesor!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author