Egërsohet Arta Marku, debat me prokurorin Malaj: Dil jashtë, mbledhjen e drejtoj unë

0

Në Asamblenë e Prokurorëve ku po diskutohet për zëvendësimin e Antoneta Sevdarit, ish-anëtare e KLP-së, ka pasur debate mes prokurores së  Përgjithshme Arta Marku dhe  një grup prokurorësh.

Mësohet se Arta Marku është përplasur me prokurorin Sokol Malaj, i cili kërkon ndryshim të rregullores dhe kërkon që të shtohet ” kandidati quhet fitues nëse merr 50 plus një”.

“Kush nuk do të marrë pjesë në votim, të largohet. Pastaj ankimet bëhen në gjykatën e Apelit. Dilni jashtë. Mbledhjen e drejtoj unë”, është shprehur Marku.

Malaj është shprehur ndaj Markut se nuk mund t’i tregojë largimin prej mbledhjes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author