BELINDA BALLUKU SULMON ASHPËR KONCENSIONARIN E RINASIT

Sipas Ballukut, ka mbaruar koha e ndërtimit të parkingjeve nga ana e konçensionarit i cili nuk ka bërë asnjë investim për sigurinë e aeroportit.

Balluku tha se kompania po luan me kontratën por një gjë e tillë do ndryshojë.

“Nuk e prisnim përsëritjen e ngjarjes. Nuk e prisnin që kjo ngjarje të ndodhte megjithatë shteti ka qenë i vëmëendshëm dhe reagimi i Policisë së Shtetit ka qenë brenda sekondash përndryshe i njëjti person që u vra do na kthehej prapë brenda 6 muajsh. Koncensionari ka marrë masa të pamjaftueshme, si betoni që u tërhoq. Në kushtet e shkeljes disa herë të sigurisë ne i kërkojmë koncensionarit të identifikohen makinat përmes çipeve dhe të sinjalizohet me sistem alarmi në momentin që preket gardhi. Por këto janë investime. Koncensionari mesa duket nuk është i interesuar të investojë duke cënuar sigurinë e Aeroportit. Unë kam kërkuar që në Tiranë të vijnë urgjent përfaqësuesit e Ever Bright, do i takoj sot pasdite dhe do i kërkoj të plotësojnë një sërë kriteresh në kohë rekord.

Megjithatë jam besimplotë se koncensionari duhet të ketë një deklaratë publike dhe të shohë gazetarët sy në sy se ata janë përgjegjës për situatën ku na sollën.

Koha ka mbaruar për të toleruar koncensionarin kinez që investon për parkingjet e aeroportit. Duke filluar që sot aeroporti i Rinasit duhet të përmbushë të gjitha standartet e sigurisë. Tashmë ka ardhur koha për ta ndryshuar. Koncensionari po luan me kontratën dhe po luan me një objekt sigurie. Të gjitha këto do ndryshojnë”, u shpreh ministrja Balluku para gazetarëve.