Milan dhe UEFA, tjetër hetim për klubin kuqezi

Nuk ka paqe mes Milanit dhe UEFA-s. Të përfshirë prej muajsh në një betejë të gjatë gjatë ligjore, palët do të përplasen sërish në lidhje me Fair Play Financiar. Qeveria europiane e futbollit pritet të dënojë edhe një herë klubin kuqezi, i cili nuk ka arritur të fshijë defiçitin prej 120 milion euro në buxhetin e tij në tre vitet e fundit.

Maxresdefault 1

Njoftimi është bërë nga vetë UEFA, që nuk jep sqarime të tjera deri në vendimin që pritet të merret nga Dhoma Arbitrare. Por e sigurt është që ky hetim nuk lidhet me atë të mëparshmin që ndëshkoi Milanin me 12 milion euro gjobë dhe reduktimin në listën e futbollistëve që mund të federojë për Kupat e Europës. Për këtë çështje, klubi kuqezi i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Mediat italiane bëjnë të ditur se në rast të një tjetër dënimi, Milani duhet të përballet me një tjetër gjobë si dhe rrezikon të përjashtohet nga merkato e verës.