Grabitja/ Vëllai i Admir Muratajt: Do i gjejmë shokët që e lanë në rrugë
Vëllai i Admir Muratajt, Cen Murataj flet për mediat jashtë morgut të QSUT. Murataj ka kërcënuar se do të gjejnë përgjegjësit, shokët e tij që e lanë në rrugë. I vëllai tha se kishte rreth 2 vite pa folur dhe pa e takuar të vëllain. Pasi e konfirmoi identitetin e të vëllait, ai apeloi që Policia t’a gjejë përgjigjen.
Policia duhet të gjejë fajtorët. Shokët që e lanë në rrugë do i gjejmë. Admiri, organizator u la në rrugë. E dinim se ishte organizator. Do e shohim sa organizator është, ai është vegël. Diçka duhet të jetë. Organizatori nuk vritet. Dimë që e hodhën shokët aty. Nuk kemi asnjë informacion. Kishim 2 vite që nuk flisnim. Lajmin e morëm nga mediat.