Art

Kur Vaçja dilte në skenë, dridhej dhe ndodhej në një botë që i duhej pak kohë për t’u kthyer në tokë.

Irma Rodiqi, vajza e të madhes Vaçe Zela ka qenë mbrëmjen e sotme, e ftuar  në ‘A Show’, ku rrëfyer gjithçka për nënën e saj.

Ndër të tjera ajo tregoi për dashurinë mes nënës së saj Vaçes dhe babait Pjetër, një dashuri e madhe e pamasë dhe se si lante me dorë në govatë rroba pafund nëna këngëtarja e madhe.

Irma ka folur dhe për momentin që Vaçja dilte në skenë, se si dridhej dhe ndodhej në një botë që i duhej pak kohë për t’u kthyer në tokë.

Pjesë nga intervista:

Kur vijmë tek babai jua, z. Pjetër Rodiqi, shumë i njohur, ka qenë një dashuri e madhe?
Shumë, ka qenë dhe ngeli e tillë deri në momentin që u largua nga jeta.

Ka qenë një dashuri e zhurmshme?
Kanë qenë personalitete të forta dhe diskutonin jo pak por kishin zgjuarsinë t’i hapnin rrugë njëri-tjetrit.

Ajo e dashuronte?
Pa masë.

Babai e ka ndjekur në skenë?
Në vitet e para, kur këndonte atë që donte, por më pas për shkak të jetës së tij nuk e ndiqte.

Kishe parë shenja xhelozie?
Asnjëherë.

Ti e ke ndjekur pas skene? Ai pozicioni në gjunjë…
Ka qenë një grua trime. Ishte përkushtimi i saj për të dhënë maksimale. Para se të këndonte asaj nuk i flitej. Nuk ka dashur të xhirohej jashtë skenës. Në shtëpinë e saj është ndjerë vetëm në skenë, para publikut.
Ajo dridhej, dhe duart i shtrëngonte në këtë formë sepse dridhej. Dhe fundi i luante. Ajo ishte në një botë që i duhej pak kohë për t’u kthyer në tokë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?