Çmendet policia: Dalin para kameras në transmetim Live/ Mos raportoni se do t’ju arrestojmë. VIDEO

Forca të shumta sigurie kanë zbarkuar në këtë zonë, ndërsa duket se edhe detyrat për efektivët janë të mirëpërcaktuara. Siç e shihni edhe në video, dy prej efektivëve kanë për detyrë të pengojnë punën e gazetarëve për të raportuar pranë banesave.

Gazetarja e balkanëeb Dorjana Bezat, tha se në momentin që tentoi të raportojë ‘live’ për Neës24 është penguar nga këta dy efektivë të cilët nuk e kanë lejuar të kryejë lidhjen direkte, duke i dalë para kameras së operatorit. Në debat, efektivët e policisë i kanë thënë gazetares Bezat se do të shoqërohej bashkë me operatorin nëse nuk largohej.

Gjithcka sipas efektivëve bëhet për efekt sigurie, edhe pse sic duket nga pamjet vetë punonjësit e policisë për ‘efekt sigurie’ nuk kanë asnjë masë mbrojtëse për veten e tyre. Gazetarja Bezat tha ndërkohë se nuk lejohet të kalojnë vetëm mediat, ndërsa për kalimtarë të rastit, civilë rruga është e hapur. Sakaq, grupit të xhirimit në vendin e ngjarjes iu desh të zhvendoset për të raportuar mbi situatën nga një tjetër pikë e Bulevardit.