Gjunjëzohet policia/ Tërhiqet nga Bregu i Lumit, shtyn sërish shembjen e shtëpive

Policia e Shtetit është tërhequr nga shembja e banesave tek Bregu i Lumit, pas një konfrontimi shumë të ashpër verbal dhe fizik me banorët. Kjo është tërheqja e tretë e Policisë, pasi dy situata të ngjashme janë përsëritur disa muaj më parë.

Tërheqja  e Policisë, Forcave Speciale, Shqiponjave, ka ardhur gati 3 orë pas një përplasjeje të fuqishme, një proteste në ballë të cilës ishën gratë, që bllokuan fadromën dhe nuk e lejuan të ndizej.

Po ashtu, burrat dhe djemtë hipën mbi çatitë e shtëpive dhe goditën me gur Policinë, duke mos e lejuar të afrohej.

Në mbështetje të IKMT-së sot ishin qindra forca policie të mirëpajisura me skafandra dhe mbrojtëse, që u përplasën disa herë më banorët.

Banorët e kësaj lagjeje të Bregut të Lumit kërkojnë kompensim për banesat që do t’u prishen. Janë 38 shtëpi që nuk janë kompensuar nga shteti ndërkohë që 2014 të tjera e kanë përfituar kompensimin, pavarësisht se janë pjesë e të njejtit projekt.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author