Intervista

Deputetja e PS: Vlerësoj Bashën, i konsoliduar dhe reflekton edukimin që ka marrë në perëndim

Deputetja e PS-së, Almira Xhembulla ndryshe nga pjesa tjetër e maxhorancës që e ka sulmuar kreun e PD-së, kjo e fundit ka vlerësuar Lulzim Bashën për qëndrimet e tij. Deputetja e Dibrës e ftuar në emisionin “My Living”, ka thënë se Basha është një politikan i konsoliduar dhe i edukuar në perëndim.

“Z.Lulëzim Basha tashmë është një politikan i konsoliduar dhe ai reflekton në njëfarë mënyre pjesën që është edukuar në perëndim. Ka një diskurs jo gjithmonë shumë të rëndë dhe mendoj që bën dallim nga paraardhësi i tij në këtë aspekt”, ka thënë deputetja e PS.

Ndërkohë kryeministrin Rama, ajo e ka quajtur ndryshe nga të tjerët. “Kryeministri Edi Rama është pikërisht ai kryeministri ndryshe, është kryeministri që duam dhe ka një vlerë të padikustueshme përsa i përket të qënurit vizionar, largpamës dhe me ide shumë të qarta për të bërë Shqipërinë evropiane”, është shprehur Xhembulla.

Socialistja ka treguar dhe jetesën që bën në Tiranë, ndërkohë që familjen e ka në Dibër dhe e viziton në fundjavë.

INTERVISTA E PLOTË

Bruna: Po rehatohet këtu. Qenka një shtëpi shumë elegante e stilit modern;je kujdesur vetë për arredimin e shtëpisë ?

Almira: Për arredimin jam kujdesur vetë. Më ka mbështetur një arkitekt për ndarjet dhe këto gjërat e mëdha. Preferoj që gjithçka që më rrethon të më përfaqësojë. Ngjyrat e tokës, ngjyrat e gjelbërta, duke qënë që jam një dashamirëse e mjedisit. Mendoj që më përfaqëson.1 / 3

Deputetja e PS-së, Almira Xhembulla

Bruna: Si po e gjen veten këto dy vite më dy fëmijët e tu në Tiranë, duke qënë se shtëpia jote e pare, ku ti ke jetuar shumë vite është në Dibër ?

Almira: Në fakt ajo është shtëpia ime e vërtëtë. Këtu ende nuk e ndjej veten sikur është shtëpia ime, ndonëse jam përpjekur që shumicën e gjërave që na duhen, t’i marr afër. Viti i parë ishte shumë i vështirë, mblidhesha me fëmijët, shtëpia nuk ishe kompletuar. Mblidheshim të tre. Ata me problemet me shkollën, unë me vështirësitë me jetën politike dhe parlamentare. I dhamë fjalët njëri-tjetrit që do bëheshim një ekip dhe do ja dilnim.

Bruna: Po bashkëshorti, vjen ai çdo fundjavë apo shkoni ju në Dibër ?

Almira: Është pak e vështirë sepse bashkëshorti im është për momentin i vetmi kirurg me kohë të plotë në spitalin rajonal të Peshkopisë. E di se sa i rëndësishmë është angazhimi i tij në atë spital dhe sa jetik për ata banorë. Ai duhet që shumicën e kohës të jetë atje. Ne përpiqemi që fundjavat t’i kalojmë bashkë. Më shpesh shkoj unë. Pak më rrallë fëmijët. Tashmë im bir është 16 vjeç, është adoleshent, është në moshën më delikate dhe është mirë që t’i ketë të dy prindërit pranë. Unë jam një nënë tolerante. Nuk e di a është e mirë kjo gjë apo pikë e dobët, por gjithmonë përpiqem që gjithçka që dua ta përcjell, ta bëj me modelin që krijoj. E njejta gjë dhe për bahskëshortin tim.

Bruna: Do të doja të ktheja vëmëndjen dhe njëherë, dy vite më parë kur të është dashur të japësh fjalimin e parë përpara kolegëve deputetë. Pjesën më të madhe të tyre i takojë dhe për herë të parë. A kishe emocione ?

Almira: Po, Bruna në fakt ka ngarkesën e vet emocionale, por më beso sa herë që flasim në foltoren e Parlamentit kemi një emocion dhe ka një ngarkesë, të cilën e besojnë vetmë kolegët që ke në sallë.

Bruna: A ishte parlamenti ai që ti prisje të gjeje ? Të dha atë hapësirën dhe mundësinë për të ngritur kauzat e tua, siç ti e mendoje përpara se të përfshiheshe në të ?

Almira: Politikën nuk e kisha parë asnjëherë si diçka që do ishte pjesë e imja, nuk kam patur ambicie për t’u përfshirë në politikë. Ato 6 muajt e parë ishin sfidë në vete sepse më dukej sikur nuk po bënim ndonjë gjë, ndonjë punë konkrete. Më dukej sikur puna ishte orientuar drejt të folurit, më vonë kuptova që në pozicionin, në politikë të qënurit një deputete të jep mundësi dhe shanse për t’i bërë gjërat në një dimension dhe me impakt shumë më të madh se sa isha mësuar fillimisht. Pavarësisht se e ke idenë që do jesh e paragjykuar si një politikane e re, mendoj që gjithkujt që i jepet shansi, ka mundesi të tregojë dhe perfaqësojë veten në mënyrën e duhur.

Bruna: Sigurisht, por duket që nuk është shumë e lehtë sidomos nëse vjen nga shoqëria civile, apo nga një profesion i caktuar, nuk je përfshirë në strukturat e partisë më herët, e ke ndjerë ti këtë gjë ?

Almira: Në fillimet e para kishte një lloj paragjykimi.

Bruna: Është një lloj paragjykimi që ndodh për persona që vijnë nga këto rradhë.

Almira: Po Bruna, është e vërtetë. Në fakt kjo ndodh që në momentin kur ti lancohesh si pjesë e listës së kandidatëve dhe jo të gjithë e presin pozitivisht këtë gjë. Mendoj që në momentin që ti shpalos platformën tënde, shpalos vlerat e tua dhe I krijon atyre besimin, atëherë për të gjithë bëhet shumë më lehtë e pranueshme dhe ti shumë shpejt e sheh veten që je bërë pjesë e një ekipi.

Bruna: Megjithatë duket sikur dhe për ty fillimi i ka patur ato sfidat e veta, të pranimit të grupit, apo jo ?

Almira: Po, sidomos për mua që takimi i parë politik ishte kur unë isha vetë si Kandidate për deputete në listë të Partisë Socialiste. Sigurisht ishte pak e vështirë sidomos për njerëzit që nuk kishin punuar me mua. Por ishte një periudhë shumë e shkurtër.

Bruna: Si re ti në sytë e poltikës shqiptare, si të përzgjodhën ty ?

Almira: Besoj Bruna që gjithçka lidhet më një punë të gjatë, të bërë me shumë përgjegjshmëri për të ndihmuar dhe për të promovuar Dibrën, për të ndihmuar dhe krijuar mundësi shumë grave dhe zonjave në atë qark dhe mendoj që pikëritsht kjo ka qënë dhe spunto e të marrit në konsideratë të kandidaturës time nga politika.

Bruna: Si ishte përballja me zonjat e politikës shqiptare?

Almira: U ndjeva jashtëzakonisht mirë, ndryshe nga pritshmëritë. Kisha idenë që do ndihesha pak jo shumë komode në ambient të tillë. Por më bëso që ishte një atmosferë ndryshe, një ekip shumë mbështetës.

Bruna: Cili është politikani shqiptar që e vlerëson më tepër ?

Almira: Do të më mirëkuptosh Bruna nëse unë nuk do të jap një emër, duke qënë që kam fatin që të bashkëpunoj dhe të jem pjesë e një ekipi me deputetë dhe deputete shumë të nderuar. Modele shumë të mira në politikë për të cilët ndihem mirë që i kam pranë dhe që ndajmë shumë gjëra bashkë dhe jemi pjesë e nj politike që edhe pse ka të metat e saj, pa diskutim nuk është që më pëlqen gjithcka që bëjmë dhe si bëhet; përsëri përpiqem që të gjej modele me të cilat do të desha të përfaqësohem dhe vetë, ndonëse jam përfaqësuese.

Bruna: Uroj që të jesh me pak diplomatike, kur do të të pyes për politikanin që e vlerëson më pak.

Almira: Duke qënë se vij nga një eksperincë e gjatë e të punuarit në organizata, ne përpiqeshim gjihtmonë që t’i shikojmë gjërat pozitivisht, gjithmonë gotën e mbushur gjysëm plot. Edhe pyetjes tuaj do të doja që t’i përgjigjesha në këtë aspekt. Çdo njeri ka një kontribut të caktuar dhe është për një arye në politikë. Sepse në politikë nuk ka njerëz të rastësishëm.

Bruna: Duke e parë në këtë këndvështrim pozitiv, çfarë vlerëson te zoti Lulzim Basha ?

Almira: z.Lulëzim Basha tashmë është një politikan i konsoliduar dhe ai reflekton në njëfarë mënyre pjesën që është edukuar në perëndim. Ka një diskurs jo gjithmonë shumë të rëndë dhe mendoj që bën dallim nga paraardhësi i tij në këtë aspekt.

Bruna: Po z.Edi Rama si e vlerëson ?

Almira: Kryeministri Edi Rama është pikërisht ai kryeministri ndryshe, është kryeministri që duam dhe ka një vlerë të padikustueshme përsa i përket të qënurit vizionar, largpamës dhe me ide shumë të qarta për të bërë Shqipërinë evropiane.

Bruna: Ka diçka tradicionale, të Dibrës ?

Almira: Po si mund të mungonte sheqerparja në shtëpinë e një dibrane.

Bruna: Me shumë kënaqësi, e ke përgatitur vetë ?

Almira: Jo këtë rradhë e ka përgatitur mamaja e bashkëshortit tim. Është një ëmbëlsirë të cilën ne e gatuajmë më shumë dashuri dhe është një nga ëmbëlsirat më tradicionale të zonës.

Bruna: Faleminderit. Sheqerparja gati, duket shume e shijshme.

Almira: Po nuk ka si të jetë ndryshe, është bërë më gjalpë vendi, me vezë fshati dhe është shumë e mirë.

Bruna: I lumshin duart zonjës.

Almira: Po të sjell pak dhe nga lëngu i mollës i prodhuar në Dibër, është e vetmja fabrikë që prodhon lëngun e mollës. Me mollë nga anët  tona. Besoj se ke dëgjuar për mollët e Dibrës që janë shumë të shijshme dhe përveç shijes kanë dhe shumë vlera duke qënë që është zona që ka kushtet e duhura për të rritur mollë shumë të shijshme dhe cilësore.

Bruna: Si fillim doja të të thoja që sheqerparja është shumë e shijshme, nuk i rezistova dot, edhe fillova ta shijoj, ndërkohë që ti përgatisje lëngun e mollës; di që në shtëpinë tënde gatuhet vetëm më produkte lokale të Dibrës.

Almira: Po, është shumë e vërtetë aq sa ndonjëherë më krijohet problem me kalamajtë, e kam të vështirë dhe kur shkojmë nga mamaja ime nuk përshtaten shumë mirë më kuzhinën ose këtë këtu.

Bruna: Janë mësuar më këtë shije.

Almira: Janë mësuar më gatimin e gjyshës, nënës se bashkëshortit apo me gatimin tim, dhe e kanë të vështirë. Është mirë që janë mësuar me kuzhinë tradicionale dhe me gatime deri diku organike por nga ana tjetër është sfidë për mua sepse shpesh herë më duhet të nxitoj nga takimet, nga mbledhjet, të vij të ju gatuaj diçka, shpejt e shpejt, këtu në shtëpi.

Bruna: Më kënaqësi do të doja të kalonim dhe në pjesën e kuzhinës së shtëpisë dhe të më tregoje për këto produket të zonës të cilat në shtëpinë tënde duhet të jenë të shumta dhe të shumëllojshme.

Almira: Po do kem kënaqësinë që të ndaj me ju disa nga produktet që përdor unë në shtëpi por së pari të mbarojmë dhe shijojmë ëmbëlsirën, sheqerparen. Do të tregoj disa produket të tjera të cilat unë i përdor për fëmijët apo për bashkëshortin në shtëpi.

Bruna:  Almira po shoh që ju pëlqejnë shumë edhe udhëtimet, shumë souvenire i keni në këtë bibliotekë.

Almira: Ndër investimet që konsiderojnë të rëndësishme në familje janë udhëtimet me familjen. Bashkëshorti veçanërisht është shumë i apasionuar mbas udhëtimeve. Kemi patur fatin që si familje të udhëtonim shpesh. Veçanërisht para fazës së hyrjes në politikë.

Bruna: Kuptoj që keni patur fatin që Shqipërinë ta keni vizituar të gjithën.

Almira: Po, nga jugu në veri. Pothuajse të gjitha pikat kryesore turistike, i kemi vizituar.

Bruna: Përveç pamjeve të bukura dhe asaj çka ofrojnë zonat e ndryshme të Shqipërisë , patjetër që keni eksploruar dhe shijen, ushqimin e këtyre vendeve.

Almira: Unë kam shumë dëshirë që të jemi ambasadorë të Shqipërisë për të përçuar vlerat më të mira që kemi. Mendoj që kuzhina tradicionale në disa zona dhe treva të Shqipërisë është një vlerë që duhet të bëhet e njohur te turistët e huaj, të cilët janë në kërkim të këtyre gjërave të thjeshta, por të vërteta.

Bruna: Nëse për vlerat e ushqimit të Shqipërisë je duke u përpjekur, ja ke dale plotësisht që të jesh një ambasadore  e shijes edhe e kuzhinës dibrane.

Almira: Po, jam përpjekur dhe e kam bërë më shumë dashuri dhe krenari për zonën.

Bruna: Shkojmë të kuzhina ?

Almira: Po

Bruna: Të pëlqen të kalosh kohën në këtë kënd të shtëpisë ?

Almira: Më pëlqen të kaloj kohë, por kohën e kam të rezervuar dhe për fat të keq jo aq sa do të doja të kaloja.

Bruna: Nuk e di nëse ka ndonjë zonjë nga zona e Dibrës që nuk e pëlqen kuzhinën apo të gatuarit.

Almira: Shumë e vërtetë. I kushtojmë shumë rëndësi pjesës së gatimit dhe përpiqemi që të kemi sa më të denjë në konkurencë më njëra tjetrën për të bërë më të mirën.

Bruna: Çfarë të pëlqen të gatuash, receta tradicionale apo edhe eksperimenton?

Almira: Mundohem që t’i kombinoj të dyja Bruna sepse dua t’i prezantoj shije të reja fëmijeve dhe dua t’i mësoj dhe ata me shije të kuzhinës italiane apo kuzhinave të tjera. Të mos jemi kaq lokalistë dhe të fokusuar apo dashuruar vetëm me kuzhinën tradicionale dibrane.

Bruna: Kur gatuan, në mëngjës, gatuan në mbrëmje ? A ka një vakt të ditës I cili ju mbledh domosdoshmërisht në atë tryezë ?

Almira: Përpara se të hyja në politikë, dreka ishte një nga vaktet tona të rëndësishme. Tani me ndryshimin e ritmit të ditës dhe dinamika e jetës që bëjmë, më bën që t’i kushtoj vëmendje darkës. Një darkë e shtruar herët, ndërkohë që dhe fëmijët kanë ardhur nga shkolla. Përpiqem disa herë më vrap, disa herë më kohën që duhet, të ju gatuaj diçka të ngrohtë atyre, të paktën në darkë.

Bruna: Ndërsa mëngjesi mund të jetë i shpejtë në këtë kend.

Almira: Mëngjesi cornflakes ose bukë të thekur me mjaltë, vajza e ka shumë qejf mjaltin. Por, jo gjithmonë ja dalim që të kemi një rutinë të përditshme, me thënë të drejtën.

Bruna: Kë shumë të drejtë, njëra ditë nuk i ngjan tjetrës dhe angazhimet gjithashtu, kështu që këto dy vite të është dashur të bësh shumë ndryshime dhe të përshtatesh për shumë gjëra që duket sikur kanë ndryshuar jetën tënde.

Almira: Sidomos pjesa e të gatuarit sepse ne kemi jetuar me prindërit e bashkëshortit, dhe mamaja e tij është një kuzhiniere e shkëlqyer dhe për mua ka qënë sfidë të jem nuse në atë familje. Por, ndërkohë dhe jam mësuar dhe kam mësuar shumë prej saj dhe përpiqem që deri diku t’i ngjasoj dhe të përdor dhe recetat e saj dhe të jem në lartësinë e saj. Është një gjellë të cilën e gatuajmë, që është “pula me jani dhe me arra”, që shpesh herë dhe në atë familjen tonë të madhe,themi që kjo është gjëja më e mirë që ne gatuajmë në shtëpi. Fëmijët e kanë shumë qejf dhe kur e gatuaj unë më duket sikur i jam afruar shijes së mamasë së bashkëshortit tim.

Bruna: Produketet e Dibrës, i merr me vete në fundjavë për t’i sjellë këtu në Tiranë ?

Almira: Disa nga produktet, kemi fatin që t’i gjejmë dhe këtu në Tiranë, në supermarket apo dyqane në Pazar apo dhe këtu afër lagjes ku banoj. Por disa produkte të tjera i marr atje në fundjavë ose mi sjell bashkëshorti. Përpiqem gjithmonë që të paktën ato që mund të trasportohen t’i marr dhe përpiqem që në kuzhinën timë të mos mungojnë, qoftë produktet e qumështit, gjalpin, gjizën, pra nënproduktet. Qoftë pastat që ne i kemi tradicionale, reçelnat, komposto të ndryshme, mjaltin. Vendodhja e shtëpisë ndryshon, por pjesa që është brenda, gjithmonë dibrane dhe me produket të zonës. Mund të të tregoj disa nga produketet që kam këtu në raftin e kuzhinës time.

Bruna: Qenkan kaq shumë.

Almira: Të gjitha këto produkte vijnë nga zona e Dibrës. Këto janë jufkat e famshme dibrane. Këto janë të përgatitura në shtëpi, i kemi përgatitur vetë. Në fakt mamaja e bashkëshortit tim me ndihmën time dikur, kësa rradhe i ka përgatitur vetë. Këto janë makaronat për supë, që ndjejë çfarë arome kanë, të vezëve.

Bruna: Aromë shumë të mirë. Edhe këto i keni përgatitur në shtëpi vetë ?

Almira: Po, këta janë të përgatitura në shtëpi dhe fëmijët e mi hanë vetëm supën e përgatitur me këto. Shumë vështirë që të shijojnë ndonjë supë tjetër.

Bruna: Janë mësuar më këtë shije.

Almira: Kemi trahananë, që zakonisht mëngjeset kur i kemi me kohë në dispozicion, përpiqem që dhe këtë të ja gatuaj fëmijëve ose në darkë në formën e një supe.

Bruna: Duket që është me vezë dhe qumësht.

Almira: Po nuk e duan  atë shijen e thartë, e duan me qumësht. Djali im e ka shumë qejf lazanjën, por salcën e lazanjës e pergatisim  në shtëpi. Te kopshti atje, sepse ka shtepia imë një kopësht, shtëpia ime e vërtetë që e dua shumë, që e konsideroj si shtëpi është shtëpia në Peshkopi; ne kemi shumë domate në kopësht dhe me domatet që kemi patur këtë vit,kemi patur një prodhim shumë të madh, kemi përgatitur salsat. Këtë vit kam  ndihmuar pak edhe unë. Kur bëj lazanja, përdor salsën e shtëpisë që është shumë e ëmbël. Janë domate të rritura pa pesticide, organike, të rritura në shtëpi. Do të tregoj edhe diçka tjetër. Ky ështe pekmez rrushi, ne e përgatisim, dhe unë bëj ca kekra, dhe që mos bëhen shumë të embël te çokollata e përziej me këtë. Duke qënë që kam punuar me prodhuesit në sektorin e pyjeve, jam përpjekur t’i bëj pjesë të jetës time të gjitha ato vlerat që më është dashur që t’i trasmetoj. Përsa i përket bimëve mjekësore I përdor shumë. Kjo është kaça. Çaj për në dimër e kaçave origjinale, sigurisht që ka shije më të mirë dhe përpiqem që fëmijët të mësohen me këto shije dhe të ja u trasmetoj këtë gjë që ta duan natyrën dhe produktet e natyrës.

Bruna: Kjo është aroma dhe shija e çajit me të cilin ju kaloni mbrëmjet tuaja këtu në shtëpi.

Almira: Ne përpiqemi që mos jetë vetëm çaj i thjeshtë mali por të jetë çaj me fruta pylli.

Bruna: Duke patur tërë këtë bazë të produkteve lokale tani e kuptoj pse nuk të duhet të blesh produkte të cilat janë të importuara apo produket të zonave të tjera të Shqipërisë.

Almira: Jam shumë e kënaqur me këto. Ndoshta duket sikur ne jemi të mbyllur dhe nuk duam të hapemi ndaj kulturave të reja, por mendoj që duke qënë që e trasmetoj vlerën e produktit të zonës, besoj që kjo është mënyra, ajo që ne përpiqemi gjithmonë, sloë food ose të ushqyerit shëndetshëm. Edhe kur i shikon , edhe kur i shijon dhe kur përpiqëesh ta trasmetosh te fëmijët është diçka e mirë besoj unë.

Bruna: Përveçse t’u desh të shkëputeshe nga Dibra, nga Peshkopia për të ardhur këtu në Tiranë, çfarë tjetër ndryshoi në jetën tënde ? Cilat janë ato rutina, të cilat nuk arrin dot t’i realizosh më ?

Almira: Bruna më duhet ta pranoj që kanë ndryshuar jo pak gjëra, megjithatë përpiqem që të gjej kohën e duhur për të qënë pranë familjes, krahë fëmijëve të mi, dhe për të qënë dhe një bashkëshorte e cila përpiqet të mbështesë bashkëshortin në detyrën e vështirë që ka si një mjek kirurg.

Bruna: Ju erdhët këtu në Tiranë, bashkë me fëmjët, ata studionin, ishin në shkollë në qytetin e Peshkopisë, u desh që dhe ata të ndryshonin shumë gjëra për shkak të punës së re të nënës së tyre.

Almira: Në fillim lëviza vetëm Bruna, por duke parë që isha shumë e angazhuar në jetën parlamentare, nga e hëna në të enjte, e pashë të arsyeshme që fëmijët t’i merrja me vete. Për ta ishte pak e vështirë në fillim, sepse shkollë e re, shok të rinj, mësues të rinj. Por fati im i madh, është që shumë pranë shtëpise time, banojnë prindërit e mij, motrat e mia dhe qe një mënyrë shumë e mirë për fëmijët për t’u ndjerë sa më familjar me ambientin, me Tiranën.

Bruna: Sa kohë ju dedikohesh fëmijëve, kënaqësive që ata kanë ?

Almira: Djali mbush 16 vjeç, ndërsa vajza është tetë vjeç e gjysëm, bën 9 vjeç në maj. Kanë mosha të ndryshme dhe disa vite diferencë. Përpiqem të gjej kohën e duhur që në ato çastet e rëndësishme të jem. Ka raste kur në ndonjë festë të vajzës nuk kam qënë e pranishme, por mësuesja apo prindër të tjerë, por dhe familja ime, motrat janë kujdesur që vajza mos ta ndjente mungesën time. Janë disa borxhe që ja u kemi fëmijëve që ndoshta nuk do të ja u shlyejmë kurrë.

Bruna: Me the se në qytetin tënd ke një shtëpi të madhe, të bukur, e cila ka një oborr, plot me fruta me shumë lule të cilat i ke shumë përzemër dhe sa herë që ke mundësi kujdesesh për to.

Almira: Po, në Peshkopi ne kemi një shtëpi private me një kopësht modest, por që ka patur shumë kujdesje, kultivojmë disa fruta ose perime në pjesën perpara shtëpisë. Kemi mbjellur disa lule. Ndonjëherë dhe fëmijët e shprehin këtë gje; ‘Mami sa mirë që ne kemi patur mundësi dhe të luajmë jashtë dhe të dalim në kopësht”; t’i marrim frutat vetë, të shkojmë në eskursion në ato kodrat e qytetit me miqtë apo kushërinjtë e tyre. Kjo është një nga avantazhet e të jetuarit në një vend si Peshkopia sepse të jep mundësinë e ajrit të pastër dhe produkteve organike.

Bruna: Të kufizon të jetuarit në një apartament këtu në Tiranë ? Çfarë ndjesie të krijon ?

Almira: Patjetër shtëpia private ka një tjetër lirshmëri, dhe ke atë privatësinë tënde, por tani që jemi këtu, prindërit e bashkëshortit vijnë më rrallë dhe besoj është një ambjent i mjaftueshëm që ne të ndihemi më pranë njëri-tjetrit.

Bruna: A ka disa gjëra apo disa rutina të cilat nuk kanë ndryshuar pavarësisht përfshirjes tënde në politikë ?

Almira: Përpiqem gjithmonë që ritualin e të lexuarit të librit, për vajzën ta bëj çdo natë edhe pse ajo është gati 9 vjeç, përpiqem që akoma t’i lexoj në mbrëmje. Përpiqem që çfarë ata duan, në darkë nëse thonë që duan petulla, duan krepa, nuk përtoj. Përpiqem që të gatuaj çfarë ata duan. Përpiqem që këtë pjesën e marrëdhënieve me mikeshat e mia, me ish kolegët më të cilët kam kaluar një kohë të vlerë dhe kemi bërë shumë gjëra të mira bashkë; përpiqem të ruaj një marrëdhënie. Gjej hapësira për të ju përkushtuar familjes, sidomos prindërit e mi, që i kam këtu afër, më janë bërë shumë mbështetje këtë kohë që lëvizëm në Tiranë.


Bruna: Po përsa i përket organizimeve me familjen, me bashkëshortin, ka ndryshuar gjë nga udhëtimet e fundjavës per shembull ?

Almira: Janë bërë më të rralla, sepse ne kemi pasur fatin që përpos familjes tonë të vogël dhe e madhja, prindërit e mij, motrat apo dhe familja e bashkëshortit të na bashkangjiten. Ka raste kur grupi ynë arrin deri në 30- 40 veta. Kemi krijuar nëj traditë, sidomos pushimet e dimrit i festojmë të gjithë bashkë. Përcjellim edhe të fëmijët  vlerën dhe dashurinë për udhëtimet, por nga ana tjetër dhe dashurinë dhe përcjelljen e frymës që familja është një gjë për të cilën duhet të investohet.

Bruna: Duke qënë qe ti je këtu me fëmijët, bashkëshorti është në qytetin e Peshkopisë, ndërkohët ty të duhet të udhëtosh me shumë se katër orë.

Almira: Për fatin tonë të keq rruga është në gjëndje jo të mirë dhe është pak e vështirë.

Bruna: Kjo distanca, a ka ndikuar në marrëdhënien me bashkëshortin ?

Almira: Distanca të bën të përkushtohesh dhe të investosh më shumë dhe e bën pak më të vështirë përballjen më të përditshmen. Përpiqemi të ruajmë një kontakt të vazhdueshmë gjatë gjithë ditës dhe duke qënë që kemi fituar dhe pak imunitet ndër vite, sepse puna ime ka qënë më udhëtime të shpeshta. Bashkëshortit tim i duhej që shumë nga ditët ap netët t’i kalonte në punë, kemi fituar njëfarë imuniteti ndaj kësaj të qënurit jo gjithmonë bashkë. Por, përpiqemi që të paktën gjatë fundjavave, unë e kam si ritual udhëtoj çdo fundjavë jo vetëm në Peshkopi ose për detyrim familjar por dhe për detyrim politik të angazhimit që kemi nç zonë, është një rrugë e dy punë. Por, është ë vështirë por siç të thashë është që nga ato sfidat që njërëzit e angazhuar në punë si tonat, duhet të përballen dhe të mirëkuptojnë njëri-tjetrin.

Bruna: Nëse ke një hapësirë të lirë dhe do të ja përkushtosh vetes, çfarë bën? Ecje në natyrë? Të pëlqejnë qëndrat estetike, shkon menjëherë në një sallon bukurie ?

Almira: Koha e lirë e imja është ose shëtitje në natyrë ose një udhëtim dikur afër me fëmijët dhe të zbulojmë nje vend të ri. Edhe këtu në rrethinat e Tiranës ka vende interesante dhe shumë të bukura per t’u vizituar.

Bruna: Përfshirja në politikë a e ka ndryshuar garderbën tënde dhe stilimin tënd?

Almira: Po, këtu më duhet të pranoj që ka ndryshuar diçka në garderobën time dhe në stilimin të flokëve dhe të mënyrës së si duhet të dukem. Nuk jam aq shumë e dhënë mbas kësaj pjese, të dukurit formal dhe mirë është një respekt ndaj pozicionit që kemi. Bëj dhe paralelizmin e vetes me  zonën që përfaqësoj dhe dua të jem në atë  kostumin tim, formal, modest, të thjeshtë. Patjetër  dua që të dukem mirë dhe estetikisht, por që më shumë i jap rëndësi pjesës që ka të bëjë me përmbajtjen e gjësë se sa të formës.

Bruna: U dësh që të hiqje nga garderoba jote fustanet elegante dhe veshjet më sportive që ishin pjesë e të përditshmes tënde dhe garderoba u pasurua me shumë kostume dhe shumë xhaketa.

Almira: Po, kur kujtoj veten time në këto udhëtimet qoftë nëpër zonat e Shqipërisë, qoftë në Kosovë, në Maqedoni kryesisht kemi qënë të veshur sportiv. Këtë garderobë e përdor përherë më rrallë e më rralë aq sa vajza me thotë: “ Mami të lutem dua të të shikoj me jeans-e ose me tuta.”

Bruna: Pra i ka marrë malli fëmijët që të të shohin të veshur në këtë mënyrë.

Almira: Po është e vërtëtë. Sidomos vajza ma vë në dukje shpesh herë këtë gjë.

Bruna: Për të ju përshtatur shijes tënde të është dashur të drejtohesh të një stiliste, rrobaqepëse apo shkove dhe zgjodhe atë që ty të përshtateshe në dyqan ?

Almira: Nuk kam marrëdhënie shumë të mirë me rrobaqepësin apo stilistin. Kënaqem me një gjë që më rrin mirë dhe ndihem komode dhe preferoj që t’i blej nëpër dyqane. Në Tiranë ka shumë mundësi zgjedhje ose dhe kur udhëtojmë diku, gjejmë ndonjë gjë dinjitoze për një përfaqësuese të Parlamentit.

Bruna: Më pëlqeu shumë që sot të pashë kaq të freskët më ketë fustan dhe të falenderoj shumë për gjithë përkushtimin që pate ndaj My Living dhe më shumë sinqeritet ndave stilin tënd të jetesës, duke treguar dhe sfidat që ka një zonjë, një nënë dhe një politikane e re.

Almira: Të falenderoj shumë Bruna, për mua ishte një kënaqësi që u bëra pjesë e emisionit tënd, sepse është hera e parë për mua që jam pjesë e një formati të tillë. Për mua ishte një kënaqësi.

Marrë nga Living

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania