AktualitetKategoria

63% e shqiptarëve nuk besojnë Vettingun

Një sondazh i Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, dy organizatat që financohen nga SHBA dhe BE për monitorimin e reformës në drejtësi, tregon se opinioni publik nuk beson në zbatimin e kësaj reformem

Konkretisht 63.3% e shqiptarëve mendojnë se procesi i verifikimi të gjyqtarëve, “nuk është i drejtë”. Po ashtu 62.5 % nuk e shohin procesin e vettingut si të drejtë.

Ish-kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili shprehet se të dhënat e këtij sondazhi rrëzojnë çdo propagandë qeveritare lidhur me

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

“Dështimi!!Studimi provon se 63.3% e qytetareve nuk e besojnë vetingun. 63.3 % e qytetareve mendojne se vetingu, ashtu sic po zhvillohet, nuk eshte nje proces i drejte.

62.5% e qytetareve mendojnë se vetingu nuk do ta pastrojë drejtësinë.

Këto jane rezultatet e studimit te kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe mbeshtetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Ndërsa Drejtori i “Zërit te Amerikës” për Europen dhe Azine z.Elez Biberaj per drejtesine thote qarte se: “Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se reformat e drejtësisë janë dëmtuar nga “korrupsioni i përhapur.” “Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave”.

Këto janë pergjigjet per “entuziastet” e reformes ne drejtesi.

Ky lloj ” entuziazmi” dhe kembengulja ngado qe ajo vjen…per te shitur si sukses nje deshtim evident shkaterrojne reformen ne drejtesi dhe shtetin e se drejtes si themel i demokracise.

Shkaterrimi i reformes ne drejtesi ka si shkak te pare, te dyte, te trete…dhe te dhjete vetem KAPJEN nga Edi Rama.

Te sakrifikosh reformen ne drejtesi per te mbrojtur Edi Ramen dhe te mos ndeshkosh shume rrepte korrupsionin e qeverisjes se tij eshte me shume se faj,eshte me shume se krim”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?