REHABILITOHET QENDRA SHËNDETËSORE E KANINËS NË VLORË

Aktualitet

Rehabilitohet qendra shëndetësore e Kaninës, në Vlorë.

“Vijojmë me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, me 100 qendra të tjera këtë vit, duke përparësuar ato qendra apo pika ambulancash që janë në zonat turistike”, – u shpreh Ministrja Manastirliu, gjatë vizitës në ambulancën e të Kaninës.

Ambulanca Kaninë është 1 nga 7 qendrat shëndetësore dhe ambulancat e rikonstruktuara në vitin 2018. Kjo ambulancë ofron shërbim shëndetësor edhe gjatë sezonit të verës për rreth 3,000 qytetarë.

Në Bashkinë Vlorë, sipas MSH janë rehabilituar 7 qendra shëndetësore dhe ambulanca me një vlerë investimi 20.5 milionë lekë, për të shërbyer afër vendbanimit për rreth 30 mijë banorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *