KRYEMADHI: JAM PENDUAR QË VOTUAM 7 LIGJET E REFORMËS NË DREJTËSI

0

Monika Kryemadhi u shpreh sonte se është penduar se ka votuar 7 ligjet e reformës në drejtësi në datë 30 mars të vitit 2017.

“Unë po. Sepse problemet që ngriti PD-ja kanë dalë të vërteta sot, po të kishim reflektuar në propozimet e PD-së do të kishim SPAK-un dhe Byronë të ngritur”, u shpreh Kryemadhi në emisionin “Repolitix” në Report Tv.

“Nuk do të ishim në kushtet që jemi sot, pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese. 7 ligjet vonuan të gjithë procesin. Ndërkombëtarët kanë harxhuar mbi 40 milion euro dhe kanë mashtruar veten e tyre. Teknikë, burokratë”, vijoi më tej ajo.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author