Rama me Helikopter në Kukës/ Policia përplaset ashpër me protestuesit. VIDEO

Në orën 14:30 minuta Rama pritet të shkojë në qytetin verilindor, por ai është pritur me protesta.

Qindra qytetarët kanë shkuar tek ura e Kukësit për të bllokuar ardhjen e Ramës.

Para kryeministrit kanë shkuar qindra policë, për të siguruar vizitën.

Por ata janë përplasur me qytetarët në protestë.

Ka pasur një përplasje, ndërsa qytetarët kanë mundur të çajnë rrethimin duke bllokuar urën mbi Drin.

Gjithashtu mesohet se Rama duke pare bllokimet e rrugeve qe i kane bere Kuksianet, ka vendosur te shkoje me Helikopter drejt vendit ku do mbaje fjalen.

© SYRI.net