Aktualitet

LËVIZJE TË SHUMTA NË POLICI/ BËHET DREJTOR SHEFI I KOMISARIATIT QË SHKARKOI RAMA

Newsbomb.al mëson se drejtori i Policisë, Ardi Veliu, ka firmosur 40 urdhra emërimesh të shefave të komisariateve në rrethe dhe në Tiranë.

Ne kemi arritur të zbulojmë disa prej këtyre emrave, një prej të cilëve është shkarkuar dy vjet më parë nga kryeministri Edi Rama.

Bëhet fjalë për Ylli Dodën, ish shefi i komisariatit numër 2 të Tiranës i cili u shkarkua nga kryeministri në gusht të 2017-ës në valën e denoncimeve të qytetarëve te Rama.

Dikush i shkroi asokohe kryeministrit se dy shefat e komisariateve numër 1 dhe 2 në Tiranë, Ylli Doda dhe Albert Xhaho, po ndërtonin pa leje. Me të marrë mesazhin e qytetarit, pa e zgjatur shumë, Rama i kërkoi shkarkimin e tyre Haki Çakos, asokohe drejtor i përgjithshëm policie.

Por tashmë me urdhrin e firmosur nga Ardi Veliu, Ylli Doda emërohet drejtor policie në Durrës, raporton newsbomb.al.

Gjithashtu Gazmend Demrozi ish-shef i komisariatit te Shkodrës, emërohet shef komisariati në Tiranë.

Alfred Cenaj, shef i seksionit të krimit të organizuar në Durrës, emërohet shef komisariati në Rrëshen.

Edmond Meshini, ish zv.drejtor i Policisë së Rendit të Tiranës emërohet shef i komisariatit nr 3 në Tiranë.

Kujtojmë gjithashtu se disa ditë më parë u shkarkua edhe drejtori i Policisë së Vehbi Bushati, si dhe shefi i komisariatit në Shkodër, Vasil Çela.

Vendet e tyre i zunë Niko Brahimaj dhe Lorenc Meta. Për ndryshimet e tjera, nga lista me 40 emra, firmosur nga Veliu, newsbomb.al do t’ju informojë në vazhdim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?