Gjici njofton me urgjencë: Do të vijë Rama në Kukës, të gjithë në takim.
Ish-kandidati për deputet në listat e Partisë Socialiste ka ftuar të gjithë qytetarët e Kukësit që të jenë të pranishëm në takimin me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit do të jetë i pranishëm në Kukës, në kuadër të inagurimit të punimeve për rikonstruksionin dhe funksionalizimin e aeroportit të Kukësit.
Në një status në Facebook, Presidenti i klubit të Kukësit shkruan se takimi do të bëhet ditën e premte në orën 14:30 tek Aeroporti.
Statusi i Safet Gjicit
Ftoj të gjithë banorët e Kukësit, kudo që ndodhen, që të bëhen pjesë e takimit që do realizohet këtë të premte, ku do jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama. Takimi do të mbahet në orën 14:30 tek Aeroporti, ku z.Rama do të inaugurojë punimet për rikonstruksionin dhe funksionalizimin e aeroportit të Kukësit.
Ky është një nga investimet më të rëndësishme për Kukësin, që do të sjellë zhvillim ekonomik e social të Kukësit tonë. Si i tillë, prej tij përfitojnë të gjithë, ndaj ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij eventi të rëndësishëm.
Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, do të ketë një investim, ku vlera e rehabilitimit do të arrijë në 8 milionë euro. Do punësohen, fillimisht, 220 persona ndërsa në fazën finale, 12 mijë persona.
Fluksi i lëvizjeve parashikohet të arrijë në 300 mijë pasagjerë në vit. Ndërkohë, do të sjellë çmime të ulëta dhe shërbime cilësore. Në flasim me vepra, jo fjalë boshe dhe përgjumje. Synimi është puna dhe veprat, për Kukësin, jo demagogjia!
#TaGëzojmëSëBashku!
#ForcaKukësi
#MëKukësinDhePërKukësin
#PërKukësinQëDuam
#PërBashkinëQëDuam
Safet Gjici është një nga personat më të përfolur si kandidat për bashkinë e Kukësit në zgjedhjet e ardhshme lokale.