Studentët e Shkodrës në protestë, thyejnë derën e shkollës. VIDEO
Studentëve iu është premtuar që godinat e universiteteve të Ekonomikut dhe Juridikut do të hapeshin në datën 1 janar për të zhvilluar mësimin aty. Por tashmë pas 3 muajsh studentët nuk kryejnë mësim në këto godina.
Shkodër- Studentët në Shkodër janë ngritur në protestë sërish. Dosja.al mëson se studentët janë ngritur në protestë pasi ende nuk janë hapur godinat e fakulteteve të Juridikut dhe Ekonomikut.
Studentëve iu është premtuar që godinat do të hapeshin në datën 1 janar për të zhvilluar mësimin aty por ende ata nuk janë futur në këto godina.
Mësohet se të rinjtë kanë thyer derën hyrëse të godines së re të fakulteteve në shenjë revolte.
J.V/Dosja.al