Fale gjakun e Azemit po deshe, me martirët e tjerë s’ke punë

Pas deklaratës së deputetes Rudina Hajdari në sallën e kuvendit ku i kërkonte Gramz Ruçit që te mbante 1 minutë heshtje për viktimat e 2 prillit në Shkodër ka reaguar kreu i të përndjekurve politikë shqiptarë Nebil Çika.

‘Znj. Hajadri ! Fal po deshe gjakun e babait. jo gjakun e djemve të Shkodrës !!!’, shkruan Çika në një shënim ne faqen e tij ne facebook.

Ja postimi i i plotë i Çikës:

Prite Zot !

Znj. Hajadri ! Fal po deshe gjakun e babait. jo gjakun e djemve të Shkodrës !!!

Rudina Hajdari i kërkon kriminelit Gramoz Ruçit të mbajë 1 minutë heshtje per viktimat e krimit te tij!

Deputetja e PD Rudina Hajdari e ka nisur fjalën e saj në Kuvend me kërkesën për të mbajtur një minutë heshtje për viktimat e masakrës së 2 Prillit në Shkodër.

Kërkesa e Hajdarit drejtuar kryeparlamentarit Ruçi, i cili akuzohet nga 4 familjet e dëshmorëve të demokracisë si urdhërues i vrasjes së djemve të tyre.

Rudina Hajdari: Të mbajmë një minutë heshtje për katër të rënët e 2 prillit

Gramoz Ruçi: I ftoj deputetët të çohen, u prehshin në paqe

Katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave te policise se derjutuiar nga Gramoz Ruçi,drejt turmës që protestonte në 2 Prill të vitit 1991. Arben Broci, bujar Bishanaku ,Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, sot të shpallur martirë të demokracisë.

Ditën e djeshme në nder të viktimave u përkujtua përmes një ceremonie në qytetin e Shkodrës ku familajret i kujtuan Rucin se nje ditë do te paguaj per krimin e kryer.

Kjo zonja dhe askush nuk ka te drejte ti krijojë mundesine vrasesit te tallet e te dhunoje ende viktimat e tij edhe pas 28 vjetesh .E vetmja gje qe mund ti kerkohet Ruçit eshte te pranojë krimin dhe te shkojë në burg. 
 O zonje ! Nuk mund te shkosh dot deri ketu ! Ti kerkosh Ruçit te mbajë zi per martiret e 2 prillit eshte sikur ti falesh gajkun. Mund t’ui falësh Ruçit e Co gjakun e babait tend,por nuk mundesh t’i falesh gjakun e djemve të Shkodres dhe Shqiperisë te vrarë prej tyre !

Turp e faqe e zezë !

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments