Rama, fushatë me studentët: Kemi investuar në arsim

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot portalin e transparencës universitare. Ai tha se u-transparenca.al është një instrument për garantimin e kontrollit dhe transparencës në institucionet e arsimit të lartë.

“Besoj që në këtë rast ne kemi vënë në dispozicion të universiteteve një instrument garancie, që duhet të përdoret nga Universitetet dhe do të monitorohet nga qeveria për aq sa i takon qeverisë, sepse kjo nuk është detyrë e qeverisë, por e universiteteve. Pika më delikate e çdo organizate që shpenzon, që është buxheti të publikohet në të gjithë elementët e vet, jo vetëm si buxhet vjetor, por edhe si buxhet afatmesëm”,- tha Kryeministri.

Duke e shfrytëzuar takimin edhe si një mundësi për të reklamuar punën e qeverisë, Rama deklaroi se qeveria e tij ka investuar më shumë se çdo qeveri tjetër në 30 vitet e fundit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?