Lobimi/ Basha: Hetimi i kërkuar nga ne, vërtetohet që PD nuk ka shkelur ligjin

Lulzim Basha ka zbardhur arsyen e thirrjes së tij në Prokurori sot si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e hetimit dhe ka deklaruar se është e vërtetuar që PD-ja dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj. Ai i bëri thirrje Prokurorisë të publikojë përgjigjen e ardhur prej mëse 6 muajsh nga SHBA.

Basha sqaroi se: “Jemi thirrur sot në Prokurori për të dhënë informacione si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Dua ta bëj të qartë për gjithsecilin prej jush sot dhe qytetarët se hetimi i hapur prej një viti e gjysëm bëhet mbi bazën e nenit 190 për çështjen e plotësimit të formularëve të deklarimit në KQZ. Pra, çështja që po hetohet me kërkesë të PD-së është nëse këto formularë janë mbushur apo jo siç duhet.