RAI 2 RIKTHEHET SËRISH ME NJË REPORTAZH ‘BOMBË’ PËR SHQIPËRINË

Aktualitet

Protestat e opozitës bënë që e gjithë bota të kthejë kokën nga Shqipëria. Një vëmendje të madhe i ka kushtuar edhe media italaine TG2, e cila pak kohë më parë bëri një reportazh për trafikimin e drogës dhe të armëve.

TG2 është rikthyer sërish me çështjen e Avdylajve dhe me blerjen e votave, kun përflitet se është i përfshirë kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

‘Shqipëria rajoni 21-të i Italisë’, titullohet reportazhi 47-minutësh i gazetarit Leonardo Zelinos, i cili u transmetua ditën e djeshme në eisionin ‘Dossier’ në televizionin RAI 2.

Edhe ky reportazh nis me bisedën e zhvilluar me një trafikant droge dhe armësh të quajtur Igli, i cili tregon se në shtëpi mban vetëm pak drogë për ta provuar klientët, ndërsa pjesën tjetër e mban në magazinë.

Gjithahstu trafikanti i tregon gazetarit italian edhe një armë, për të cilën shprehet se e mban për të mbrojtur parcelat dhe mallin, që ka si destinacion Italinë.

Në reportazh Zelino trajton edhe pak histori që nga rënia e komunizmit, ku shqiptarë të shumtë u dyndën drejt Italisë, për të nisur fillimisht trafikimin e cigareve dhe më pas të drogës.

‘Nëse kontrabanda mori një goditje të fortë në vitet 2000, trafiku i drogës nuk është ndalur asnjëherë madje Adriatiku është bërë autostrada e trafikantëve. Sipas raportit të Europol 2017, Shqipëria është laboratori kryesor për kultivimin dhe trafikimin e marijuanës. Për kontinentin e vjetër ajo është një lloj Kolumbie e drogës’, thuhet në reportazhin e RAI 2, ndërkohë që nuk lë pa përmendur Lazaratin.

Në intervista të shkurtra janë marrë edhe personalitet të Shqipërisë, ndër të cilët edhe drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Ardi Veliu, ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i PD Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama dhe analistët Fatos Lubonja e gazetari Artur Zheji.

Veliu shprehet se shifrat tregojnë se 2018-ta është viti më i sukseshëm përsa i përket luftës kundër drogës, pasi pretendon se janë gjetur më pak plantacione dhe janë bërë qindra orë monitorime nga ajri në bashkëpunim me GDF-në, por Berisha hedh poshtë deklaratën e Veliut.

‘Importi i bananeve është rritur me 10 fish. Brenda kontenierëve ose ka banane, ose ka diçka tjetër. Nëse plantacionet në fusha të hapura janë pakësuar janë shtuar ato në sera pasi çdo javë tonelata të tëra shkojnë në Itali, ose në Turqi për tu shkëmbyer me heroinë’, thotë Berisha.

Duke u rikthyer në Shijak, gazetarët e shtetit fqinj, e cilësojnë këtë vend si ‘qendrën e Avdylajve’, ndërkohë publikojnë edhe përgjimet e Prokurorisë.

Në reportazh përmenden edhe largimet e dy ish-ministrave të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj për shkak se të afërmit e tyre përfliten për përfshirje me drogë.

‘I blenë zgjedhjet. Raporti i ministrave teknikë përpara zgjedhjeve të fundit, thonë këtë gjë. Tani ka prova të prokurorisë që këtë e bëri qeveria e Partisë Socialiste. Nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci dhe shtet të së drejtës’, thotë kreu i PD-së Lulzim Basha, ndërsa kryeministri Edi Rama e ka kundështruar si gjithmonë.

‘Rregullat në demokraci janë të qartë. Është sovrani, populli që është ligji, ka një mandat për ta respektuar dhe nuk mund të vihet në diskutim nga minorancë që ka të gjitha të drejtat të diskutojë se çfarë mendon, por nuk ka të drejtë të imponojë asgjë’, i përgjigjet Rama.

‘Blerja e votës. Po ka ekzistuar ashtu siç ka në Itali, apo në vende të tjera, por që blerja e votës të vendosë zgjedhjet, kjo nuk ekziston’ thotë me tej kryeministri.

Reportazhi në: http://www.tg2.rai.it/dl/tg2/rubriche/PublishingBlock-8f49a286-7527-4264-9979-72b4aca618d8.html

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?