Spiropali: Opozita hedh baltë në imazhin e Shqipërisë

Ministrja e Marëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në Kongres deklaroi se rezultati i zgjedhjeve të 2017 ishte spektakolar. Ajo tha se në rrugën drejt Europës, shqiptarët nuk kanë pasur asnjë armik më të madh se veten, duke nënkuptuar opozitën.

“Jashtë mureve të kësaj salle që në 2017 na dhan një mandat spektakolar. Për ne progresistët nuk është një udhëtim diku jashtë por një udhëtim për të zbuluar veten.  Ne nuk u tutëm në rrugën për të realizuar një reformë, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për t’u afruar në rrugën euroiane. Marëdhënia me Europën nuk ka qenë e lehtë. Në rrugën drejt saj nuk kemi pasur asnjë armik më të madh se vetja.

Pavërësisht ndryshimeve ne jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë punë për të bërë. Ata që hedhin baltë në imazhin e Shqipërisë nuk kanë asnjë lidhje me zhvillimin e saj. I kemi dëgjuar të thonë hiqni Edi Ramën se ndryshe ne nuk vijmë dot në pushtet. Në pushtet nuk vihet me pazare. Në 30 qershor do marrim edhe bashkitë që ju mbani peng”, u shpreh Spiropali.