RAMA PËR METËN: ZOTI PRESIDENT E DI QË MË DËGJON… MOS I ÇO MË NËPËR MEND ATO ÇUDIRA

Aktualitet

Në Kongresin e PS, kryeministri Edi Rama i ka drejtuar edhe dy fjalë presidentit Ilir Meta.

Sipas Ramës, Meta nuk ndihet aspak i përfaqësuar sot dhe i duket sikur një juntë ushtarake do sulmojë pallatin presidencial.

‘LSI sot nuk përfaqëson askënd por po ta besojnë Monikën, LSI nuk përfaqëson më as Ilir Metën.

Meta ndihet kaq i papërfaqësuar saqë i duket sikur një juntë ushtarake do sulmojë pallatin presidenacial. Zoti president e di që më dëgjon, rri i qetë jemi dhe do të mbetemi gjithmonë vendi i NATO-s.

Të garantoj qe sa të kemi Pandin ky vend nuk del nga NATO. Në fund të ditës fundi politik i Lulit e Monikës nuk duhet të jetë problem i yti dhe i yni.

 Zoti president rri i qetë dhe mos i ço më nëpër mend ato çudira’, u shpreh Rama.

Kujtojmë se dy ditë më parë Meta tha se është i gatshëm të heqë dorë nga mandati i presidentit për shkak të krizës politike në vend.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?