Aktualitet

NUK KA FTESË PËR SHPËTIM GJIKËN NË KONGRESIN E PS

Ish kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, duket qejfmbetur me kupolën drejtuese të socialistëve të cilët nuk e kanë ftuar në Kongresin elektoral të PS.

Ai kujton ditën kur si sot, 27 vite më parë mori tesërën e anëtarësisë në PS dhe thotë se do ishte mirë ta kishte marrë një ftesë

“Si sot 27 vite më parë, më 23 mars 1992, me dëshirë dhe bindje të plotë, mora teserën e antarësisë në Partinë Socialiste, edhe pse vetëm një ditë më parë kishte humbur zgjedhjet dhe kishte dalë në opozitë!

Sa mirë do ishte, që ta kisha të paktën një ftesë pikërisht sot për në Kongresin e PS-së!

Thjesht si simbolikë, duke qenë që konçiduan në të njëjtën ditë!”, shkruan Gjika, një nga personazhet e mënjanuara të PS.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?