Dajua i Olta Xhaçkës, Servet Pëllumbi: Në zgjedhje edhe pa opozitën

0

Ish-nënkryetari i Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi ka qenë i pranishëm në punimet e Kongresit. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Pëllumbi ka folur për aktualitetin, duke ruajtur qëndrimin zyrtar politik të socialistëve. Ai ka thënë se PS mund të shkojë në zgjedhje edhe pa pjesëmarrjen e opozitës, ndërsa nuk sheh arsye se përse duhen zhvilluar zgjedhje të parakohshme.

“Mirë është të jetë opozita, por opozita nuk janë ata që dalin e rrethojnë parlamentin, opozita është tek populli. Marrin nuk marrin pjesë forcat politike, populli do votojë të zgjedhë përfaqësuesit e vet, qofshin të pavarur apo partiak. Nuk ka pse bëhen zgjedhje të parakohshme, në Kushtetutë është përcaktuar, zgjedhjet bëhen një herë në katër vjet dhe mund të bëhen zgjedhje të parakohshme kur humbet mazhorancës qeverisëse, nuk qeveris dot dhe nuk miraton dot një ligj, derisa një kusht të tillë nuk e kemi nuk ka pse të ketë zgjedhje sepse është mundim i madh për popullin dhe minus për demokracinë. Edhe në Francë jelekverdhët kanë pesë muaj që protestojnë, por Macron vazhdon punën i qetë. Këtu te ne nuk ka jelekverdhë, madje edhe jeleku antiplumb i Berishës është vjetruar”, është shprehur Pëllumbi.

Ish-Kryetari i Parlamentit është pyetur edhe për deklaratat e Presidentit Ilir Meta, i cili paralajmëroi dorëheqjen nëse kjo gjë ndihmon në zgjidhjen e krizës. Pëllumbi u përgjigj shkurt, duke thënë se ka qenë një deklaratë në panik. “Deklaratat që kanë panik nuk komentohen”, është shprehur ai./Opinion.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author