Balla/ Mazhoranca është gati për çdo lloj dialogu, por Edi Rama të vazhdoj të jetë kryeministër dhe kryetar i PS-së.

Punimet në Kongresin e Partisë Socialiste i hapi, Taulant Balla, i cili në fjalën e tij ka bërë edhe lëshimin e parë në këtë situatë krize, pas ngushtimit të rrethit në mediat ndërkombëtare dhe shumë zërave në kancelaritë e Europës.

Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Balla deklaroi se mazhoranca është gati për çdo lloj dialogu, por me vetëm një kusht, që Edi Rama të vazhdoj të jetë kryeministër dhe kryetar i PS-së.

‘Jemi të gatshëm për çdo lloj dialogu parlamentar, shoqëror, që mbetet e vetmja zgjidhje për progresin e qytetarëve. Kongresi ndez motorët për fitoren e zgjedhjeve lokale të qershorit dhe për fitoren në zgjedhjet e vitit 2021 me kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama’, tha ndër të tjera Balla në nisje të Kongresit të Partisë Socialiste.

Sipas burimeve brenda PS-së edhe Edi Rma në fjalën e tij, do të kërkojë dialog me opozitën në rrugë, por duke vazhduar që të vërë si kusht të vetëm karrigen e tij në qeveri dhe parti. Duket se për të bërë hapa prapa, Rama është këshilluar nga miqtë e tij misteriozë, të cilët siç tha vetë I ka takuar në Paris e Berlin së fundmi, ku ishte ‘për një hall’.