SKANDALI 752 MLN DOLLARË/ DY INDIANËT E KËRKUAR NË GJITHË BOTËN, BËHEN NDËRTUES PALLATESH NË SHQIPËRI!

Një shembull që tregon se sa kollaj mund të bëhesh biznesmen në Shqipëri, ndërkohë që në gjithë botën kërkohesh për një skemë pastrimi parash prej 725 milionësh dollarë amerikanë, shkruan newsbomb.al.

Është ky rasti i dy vëllezërve indianë të cilët, teksa kërkoheshin në gjithë botën, kanë gjetur strehë në Shqipëri e madje janë bërë ndërtues pallatesh.

Sikur të mos mjaftonte kjo, dy vëllezërit indianë, kanë marrë edhe nënshtetësinë shqiptare me dekret të Presidentit Ilir Meta duke nxjerrë kështu në pah një tjetër skandal që lidhet me Shërbimin Informativ Shtetëtor (SHISH).

200319_INDIANET-NDERTIME_19_20.jpg

Për të marrë nënshtetësinë, cilido, i nënshtrohet procedurave të imtësishme të verifikimit të SHISH ndaj është tërësisht i pashpjegueshëm fakti se si, SHISH ka lejuar dhënien e nënshtetësisë për dy indianët të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar dhe vetëm me një ‘search’ të thjeshtë në googe, mund të gjeje edhe lajmet e medieve ndërkombëtare të cilat shkruanin për skemën e pastrimit të parave në vlerën 725 mln dollarë.

Dy vëllezërit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Vëllezërit Sandesara, mesa duket kanë gjetur terrenin dhe lidhjet e duhura në Shqipëri për të vazhduar skemën e tyre duke u kthyer në ndërtues pallatesh.

Kështu, sapo erdhën në Shqipëri në fundvitin e 2017-ës, Nitin dhe Chetankumar Sandesara ngritën dy kompani ndërtimi, “Tulja Real Estate” dhe “Laxmi Real Estate” të cilat i kanë regjistruar edhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

Të dy kompanitë janë të regjistruara me adresë në zonën e liqenit të thatë të Tiranës. Pikërisht në buzë të liqenit të thatë, Laxmi Real Estate është duke ndërtuar pallat bashkë me një kompani shqiptare, sic tregon leja e ndërtimit e dhënë nga Bashkia e Tiranës në nëntor të vitit të kaluar, publikuar nga Top Channel.

Screenshot_3.jpg
200319_INDIANET-NDERTIME_19_31.jpg
200319_INDIANET-NDERTIME_19_32.jpg

Ndërtimi, sipas Top Channel, është cilësuar nga departamenti amerikan i shtetit dhe zyra europiane për parandalimin e pastrimit të parave si sektori më me risk për pastrimin e parave në Shqipëri. Madje kjo ka qenë edhe objekt i debatit politik, i ushqyer nga bumi i ndërtimeve në një kohë që kredia është në stanjacion.

Ndërkaq, Gjykata e New Delhit ka lëshuar URDHËR EKSTRADIMI ndaj dy INDIANËVE që ndodhen në SHQIPËRI.

Drejtoria e Përmbarimit në New Delhi, ka njoftuar se të kërkuarit ka marrë nënshtetësinë shqiptare edhe pse shumë mandate arresti janë leshuar ndaj tyre.

Gjykata lëshoi mandat të ri kundër të akuzuarëve pas informacioneve se të kërkuarit janë në Shqipëri dhe kërkon bashkpunimin e tyre.

Ndërkaq, askush nga autoritetet shqiptare nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë megaskandal që e kthen Shqipërinë në vendin e sigurtë të fshehjes, mashtrimit e pastrimit të parave.

Screenshot_4.jpg