Aktualitet

Arrestohet një protestues, banor i Unazës së Re

Policia ka arrestuar një banor të Unazës së Re në protestën e opozitës që po zhvillohet para Parlamentit. Bëhet e ditur se Alban Ahmetcenaj pjesmarrës në protestë njëkohesisht banor i Unazës se Re është rrëmbyer nga forcat e policisë disa metra larg Parlamentit dhe është dërguar në ambjentet e komisarjatit nr. 1 pa shkak.

Ai ka qënë bashkë me një protestues tjetër në momentin që është arrestuar nga forcat e policisë dhe është future në furgon. Sipas burimeve, Ahmetcenaj është ndaluar nga forcat e Drejtorisë së Tiranës me akuzën qesharake “Kundërshtim të forcave të policisë”.
Ahmetcenaj ka dalë vazhdimisht në protestën e Unazës së Re që po zhvillohet prej disa muajsh për mbrojtjen e banesave nga shembja e qeverisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?