Kujt i kërkon llogari Arta Marku, vetes?

Ndërsa prej muajsh drejton organin e akuzës, Arta Marku shpreh pakënaqësi. Pas Durrësit kryeprokurorja e përkohshme u takua me prokurorët e Vlorës.

Që në fillim të fjalës së saj ajo ka thënë se Vlora është një qark me rekorde ngjarjesh kriminale, shumë prej të cilave nuk janë zbardhur.

“Kriminaliteti në Vlorë është më i lartë se në Fier, Lushnjë e Berat”, tha Marku “ndaj kërkohet një bashkëpunim më i madh midis Policisë dhe Prokurorisë”.

Po ashtu Marku nuk ka kaluar pa goditur edhe gjyqësorin. Ajo tha se do të vijë koha që çdo gjyqtar do të mbajë koston e dështimit.

Këto takime të zonjës Marku në rrethe vijnë në një kohë kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë çel garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Arta Marku garon për një mandat të dytë. Ndër emrat e tjerë që pritet të jenë në garë, janë edhe Olsian Çela, Adnad Xholi, Enrik Ligori, Besnik Muçi, Plarent Ndreca dhe Ervin Kondili./Opinion.al