Në rast se Rama shkon i vetëm në zgjedhje? Përgjigjet Kryemadhi. Video

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me mbështetësit e saj në qytetin e Shkodrës, ku i është përgjigjur dhe interesit të gazetarëve për çështjet e aktualitetit.

E pyetur nga gazetarët për zgjedhjet lokale, Kryemadhi tha se atëherë do të ishte e përshtatshme fjalia ‘’mirëseerdhët në albanistan”.

Pyetje: Nëse qeveria mban e vetme zgjedhjet vendore do ti lejoni?

Kryemadhi: Atëherë do të themi mirësevini në Albanistan në Diktaturën e krimit të organizuar, në atë që po pasqyrojnë të gjitha mediat ndërkombëtare.

Pyetje: I druheni SPAK-ut siç thotë Rama?

Kryemadhi: Aman se është bërë si puna ‘’haje buken se të erdhi polici’’, ja ku i ka të gjithë deputetët pa mandat, por me duket se ka frike Rama nga spaku se ka bërë krimet më të mëdha ndaj shqiptarëve te cilet as pas ndryshimit të sistemit nuk kanë ikur kaq shumë.

‘’Njerëzit janë të lirë të protestojnë në mënyrën me interesante, ne si ish deputete te parlamentit jemi ne levizje të pandalshme, ska nevoje per sensibilizim tashme eshte reagimi i nje qeverie te ikur e cila sa me shume qe zgjat agonine e saj aq me shume zgjat agonine e saj i ben dem shqiperise por jo vetem edhe Partise socialiste.  

Nuk mund te kete zgjedhje vendore kur ketu dilet hapur se ka nje shitblerje te votes nga grupet kriminale dhe me parate e grupeve kriminale zgjedhjet lokale jane teknike qe per ne jane kalomtare ne synojme zgjedhjet te lira dhe ndershme”, ka thënë më tej Kryemadhi.

(E.K/FAXWEB.AL)