Këta janë dy drejtorët e përfshirë në vjedhjen e shtëpisë së Benzema. Emrat

Pas denoncimit nga ish-kryeministri Sali Berisha se dy drejtorë në Laç janë zhdukur dhe arrestuar në Spanjë për vjedhjen e shtepisë së yllit të Realit të Madridit Benzema, Fax News mëson detaje te reja.

Dy drejtorët për të cilët flet Berisha janë Edmond Jushi drejtori i rrugëve rurale të Kurbinit dhe Alfred Prodani drejtori i ujësjellësit të Lacit.

Nga burime tepër të rezervuara bëhet me dije se Alfred Prodani është arrestuar pak kohë më parë pikërisht për këtë çështje dhe se ndodhet në arrest në shtetin spanjoll.

Vjedhja e banesës së Benzemas është kryer nga ky person në shoqërinë e nje tjetri, thonë të njëjtat burime, po nuk konfirmohet nëse i dyti është kreu i rrugëve rurale të Kurbinit Edmond Jushi.

Jushi aktualisht ndodhet në detyrë. Një ditë më pare ish-kryeministri Berisha postoi mesazhin e një qytetari dixhital kur shkruante se dy drejtorët janë në burg në spanjë për vjedhjen e baneses se Benzemasë.

Në banesën e tij janë vjedhur sende të çmuara, bizhuteri dhe diamante, por nuk ka shumë detaje për këtë ngjarje.

Rezultate imazhesh për edmond jushi

(E.K/FAXWEB.AL)

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments